Rritje e mprehtë e rasteve COVID-19, Polonia përforcon kufizimet
BKT
   Bota

Rritje e mprehtë e rasteve COVID-19, Polonia përforcon kufizimet

Polonia ka vendosur të aplikojë kufizime më të rrepta antiCOVID-19 në dy rajone të tjera, përfshirë rajonin më të populluar të Mazovia-s, pasi numri i rasteve të reja po rritet me ritme të shpejta, njoftoi sot ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski.

“Pandemia nuk po tregon shenja ngadalësimi dhe po paraqet një kërcënim të madh për infrastrukturën spitalore”, tha Niedzielski gjatë një konference shtypi.

Nga e hëna, kufizimet e reja do të hyjnë në fuqi në Mazovia, përfshirë Varshavën, si edhe rajonin Lubuskie në kufirin me Gjermaninë.

Polonia raportoi sot mbi 21 000 raste të reja COVID-19, numri më i lartë ditor në vend që nga kulmi i nëntorit 2020.

Gjithashtu, u raportuan edhe 375 viktima, duke e çuar numrin e të vdekurve në 46 373./atsh