EBU kërkon ndryshimin e këngës konkurruese bjelloruse për Eurovizion
Bashkimi i Radios dhe Televizionit Evropian (EBU) refuzoi sot këngën bjelloruse për garën e Këngës Eurovizion dhe njoftoi se do të diskualifikonte Bjellorusinë nëse nuk e ndryshon ose nuk propozon një të re.
Kënga e grupit, i cili më parë publikoi këngë që fyenin protestat kundër presidentit Alexander Lukashenko, provokoi zemërimin e politikanëve të opozitës dhe thirrjet nga disa anëtarë të Parlamentit Evropian për të përjashtuar Bjellorusinë nga konkurrenca popullore.
"Ne kemi konkluduar që kënga vë në pikëpyetje karakterin jo-politik të garës së Këngës Eurovizion," tha EBU, duke shtuar se reagimet e provokuara nga kënga "kërcënojnë reputacionin e garës së Këngës Evrovizion".
Deri tani, Bjellorusia është planifikuar të garojë në mbrëmjen e parë gjysmë-finale të Eurovizionit më 18 maj në Roterdam, me këngën e Galasy ZMesta - Ya Nauchu Tebya (I’ll Teach You).























