Finlanda shtyn zgjedhjet lokale, shak pandemia
BKT
   Bota

Finlanda shtyn zgjedhjet lokale, shak pandemia

Presidenti i Republikës së Filandës, Sauli Niinistö, e konsideron të arsyeshme shtyrjen e zgjedhjeve komunale.

Një grup pune i sekretarëve të partive, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, vendosi që zgjedhjet komunale të shtyheshin nga prilli në qershor, për shkak të përkeqësimit të situatës nga koronavirusi, njoftojnë mediet finlandeze, transmeton RTKLive

Nga palët, vetëm “Finlandezët e vërtetë” (Perussuomalaiset) kundërshtuan shtyerjen e zgjedhjeve.

Vendimi ka shkaktuar një debat të nxehtë mbi sfondin e çështjes dhe Ministria e Drejtësisë është kritikuar për dështimin për t'u përgatitur për zgjedhjet.

Sipas presidentit Niinistö, vendimi për shtyerjen e zgjedhjeve duket i arsyeshëm për shkak të përkeqësimit të situatës nga koronavirusi.

Ai e kupton këtë mirë dhe thekson se në zgjedhje, "maksimizimi i sigurisë së infeksionit është jashtëzakonisht i vështirë".

“Mendoj se kishte pikëpyetje nëse njerëzit mund të ushtrojnë të drejtën e tyre thelbësore për demokraci pa u shqetësuar. Nëse ka kaq shumë pikëpyetje, mendoj se ka kuptim të kërkosh më shumë siguri”, deklaroi Niinistö.

“Zgjedhjet janë një ngjarje masive që përfshin miliona njerëz, prandaj ekziston rreziku i madh që infeksioni të përhapet”, thotë ai për mediet finlandeze, transmeton RTKLive.