Finlandë, 706 raste të reja të covid-19, 3 raste me vdekje
BKT
   Bota

Finlandë, 706 raste të reja të covid-19, 3 raste me vdekje

Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie raportoi 706 raste të reja të sëmundjes me covid-19, në 24 orët e fundit.

Deri më tani, në Finlandë afro 65,315 rastesh janë konfirmuar me koronavirus.

Rastet e reja gjenden në Helsinki (+251), Vantaa (+102), Espoo (+76) dhe Turku (+57).

Gjithashtu bëhet e ditur se sot janë regjistruar dhe tre raste me vdekje nga COVID-19.

Kjo do të thotë se gjithsej 786 finlandezë kanë vdekur deri më tani për shkak të covid-19.

Ndërkaq incidenca, pra numri i infeksioneve për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit, është 154.9 në tërë vendin.

Ndërsa 10.1 për qind e finlandezëve deri më tani kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës dhe 1.5 për qind kanë marrë dy doza./RTKLive