15:36 / 12.03.2021
Angli, gjendet trupi i pajetë e vajzës që konsiederohej e zhdukur
Të mërkurën policia britanike gjeti mbetje mortore në një zonë pyjore në Kent.
Tani është konfirmuar se trupi i pajetë është Sarah Everard, 33, e cila është konsideruar e zhdukur, raporton Sky News.
"Hetimi po vazhdon dhe kemi qindra oficerë policie që punojnë gjatë gjithë kohës për të përcaktuar të gjitha rrethanat që lidhen me zhdukjen dhe vrasjen e Sarës," tha zëvendëskomisioneri Nick Ephgrave.
Sarah Everard u zhduk në Londrën jugore më 3 mars kur ishte duke shkuar në shtëpi nga një mikeshë. Që nga ajo kohë, një përpjekje intensive kërkimi ka filluar.
Më 9 mars, një oficer policie i Kentit u arrestua nën dyshimin e rrëmbimit dhe vrasjes.
Tani ai është në paraburgim.























