SHBA, anulohen mbi 2.000 fluturime për shkak të stuhisë së borës
BKT
   Bota

SHBA, anulohen mbi 2.000 fluturime për shkak të stuhisë së borës

Departamenti i Transportit në Colorado paralajmëroi për mundësinë e mbylljes së rrugëve për shkak të borës dhe u bëri thirrje qytetarëve të "shmangin udhëtimet që nuk janë të detyrueshme"

Në kryeqytetin e shtetit Colorado, Denver në SHBA nuk janë kryer më shumë se 2.000 fluturime për shkak të stuhisë intensive të borës.

Në aeroportin ndërkombëtar të Denver-it për shkak të ndikimit të stuhisë intensive të borës dje janë anuluar rreth 750 fluturime ndërsa sot rreth 1.300 fluturime të avionëve.

Departamenti i Transportit në Colorado paralajmëroi për mundësinë e mbylljes së rrugëve për shkak të borës dhe u bëri thirrje qytetarëve të "shmangin udhëtimet që nuk janë të detyrueshme".