Mianmar, Suu Kyi sot pritet të paraqitet në gjykatë
BKT
   Bota

Mianmar, Suu Kyi sot pritet të paraqitet në gjykatë

Udhëheqësja civile e Minamarit, Aung San Suu Kyi, e burgosur nga regjimi ushtarak, pritet që të hënën të paraqitet në gjykatë.

Ajo akuzohet për të paktën katër akuza, përfshirë shkeljen e masave virale dhe qëllimin për të nxitur trazira, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKLive.

Paraqitja e Aung San Suu Kyi në gjykatë vjen pas një prej ditëve më të përgjakshme në Mianmar, që kur ajo u përjashtua nga një grusht shteti ushtarak më 1 shkurt.

Të dielën, të paktën 44 protestues u vranë kur forcat e sigurisë sulmuan protestat e organizuara nga njerëz, që duan të tregojnë pakënaqësinë e tyre me grushtin e shtetit.

Kjo do të thotë që më shumë se 120 njerëz janë vrarë që nga fillimi i demonstratave në vend, sipas grupit të të drejtave të njeriut AAPP, me seli në Tajlandë./RTKLive