Afganistan, lejohet këndimi i vajzave në mjedise publike
Autoritetet e Kabulit hoqën vendimin ku u ndalohej vajzave të këndonin në publik.
Ndalimi u kritikua shumë nga vendet tjera nëpërmjet mediave sociale, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKLive.
Autoritetet në Kabul, kryeqyteti i Afganistanit, kanë shfuqizuar vendimin ku u ndalohej vashave të këndonin në mjediset publike.
Vendimin e maparshëm e kanë kritukuar edhe aktiviste të shumta nga vendi e vendt tjera. Mes tyre ka reaguar edhe Shamila Kohestani, ish-kapiten i ekipit kombëtar të futbollit të grave afgane, në Facebook.
“Ministria Afgane e Arsimit po mbyt zërin e vajzave të vogla duke ndaluar të kënduarit. Ata fjalë për fjalë u tregojnë vajzave se nuk kanë të drejtë për zërin e tyre”, shkroi ajo.
Administrata afgane aktualisht po kryen bisedime armëpushimi me talebanët dhe Shtetet e Bashkuara do të tërheqin trupat e tyre të mbetura nga vendi në javët e ardhshme.
Komuniteti ndërkombëtar ka frikë se kthimi i talibanëve në pushtet do të minonte çdo të arritur të deritashme në të mirë të grave./RTKLive























