Holanda në tri ditë zgjedhje parlamentare përgjatë lockdown
Holanda filloi sot zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen përgjatë tri ditëve për shkak të kufizimeve nga pndemia e Covid-19 për të shmangur grumbullimin e votuesve.
Dy ditë përpara ditës zyrtare dhe përfundimtare të votimit, që është e mërkura, një numër qendrash votimi po hapen sot për t’i dhënë kohë të mjaftueshme një elektorati prej rreth 13 milionësh.
Votimi postar është lejuar gjithashtu për herë të parë për qytetarët e moshës 70 vjeç e lart.
Një shtetrrethim gjatë natës do të mbetet në vend në të tre ditët e zgjedhjeve, megjithatë përjashtime po bëhen për votuesit e vonuar dhe personelin e qendrës së votimit.
Për të shmangur rrezikun e radhëve dhe turmave në qendrat e votimit të hënën dhe të martën, qeveria po u bën thirrje qytetarëve që nuk përballen me rreziqe shëndetësore që të votojnë të mërkurën.























