BE kundërshton Londrën
BKT
   Bota

BE kundërshton Londrën

BE po fillon veprime ligjore kundër Mbretërisë së Bashkuar, pas vendimit të njëanshëm të vendit për periudha të zgjatura tranzicioni rreth Brexit.

Letra të dyfishta do të dërgohen nga Brukseli të hënën: njërën prej atyre letrave zyrtare thuhet se BE po fillon një procedurë shkeljeje në lidhje me rregullat mbi lëvizjen e lirë të mallrave dhe në tjetrën, thirrje politike për bisedime.

Letra e fundit - dërguar nga nënkryetari i Komisionit Brexit, Maros Sefcovic, për homologun e tij britanik David Frost - nxit qeverinë britanike të "korrigjojë dhe të përmbahet" nga veprimi i njëanshëm dhe në vend të kësaj të hyjë në bisedime me BE, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.

Mosmarrëveshja mbi periudhat kalimtare ka të bëjë me atë se kur dhe si duhet të inspektohen mallra të ndryshëm për të përmbushur kushtet në lidhje me tregtinë me Irlandën e Veriut, për të cilën palët ranë dakord në negociatat për daljen e Britanisë nga BE./RTKLive