18:43 / 15.03.2021
Gorani -Cuculin dhe Kojcicin: Lehtë flisni ju nga Zvicra e Gjermania
Udhëheqësi i njësisë së Kardiologjisë Invazive në QKUK Dr. Daut Gorani, ka reaguar ndaj komenteve të kardiologut shqiptar në Zvicër Dr. Florim Cuculi dhe kardiokirurgut në Gjermani Dr. Besnik Kojcici.
Cuculi dhe Kojcici e kanë mbështetur idenë e rikthimit të Invazivës nën ombrellën e Klinikës së Kardiologjisë, pasi sipas tyre askund në botë invaziva nuk i përket Kardiokirurgjisë sikurse është në QKUK që nga viti 2017, shkruan Gazeta Shneta.























