Afganistan, 4 të vrarë nga bombardimet në Kabul
BKT
   Bota

Afganistan, 4 të vrarë nga bombardimet në Kabul

Të hënën, një autobus u bombardua në kryeqytetin afgan, Kabul.

Katër njerëz u vranë në shpërthim, duke përfshirë edhe një fëmijë tre vjeç dhe nënën e tij shtatzënë, Khatira Mayil, njofton Tolonews, transmeton RTKLive.

Autoritetet afgane thonë se katër persona u vranë dhe rreth 15 u plagosën në sulm.

Dy nga viktimat janë identifikuar si Khatira Mayil dhe djali i saj tre vjeçar.

Sipas të afërmve të tyre, Khatira Mayil duhet të ketë qenë shtatzënë.

Disa zyrtarë të qeverisë u vranë, në mesin e tyre Khatira Mayil ishte e punësuar në Ministrinë afgane e Arsimit dhe të gjitha viktimat e rritura ishin punonjës të qeverisë.

Sipas informacionit për Tolonews, më shumë punonjës të qeverisë ishin në bordin e autobusit para shpërthimit.

Nëse ai sulm kishte për qëllim zyrtarët qeveritarë është ende e paqartë, pasi as talebanët dhe as ndonjë grup tjetër nuk e ka marrë ende përgjegjësinë.

Të Shtunën, dy bomba të ndara ndodhën në automjete në Kabul që vranë 5 persona, të gjithë civilë./RTKLive