Britania ka në plan të rrisë numrin e armëve bërthamore
BKT
   Bota

Britania ka në plan të rrisë numrin e armëve bërthamore

Qeveria britanike njofton se vendi do të rrisë rezervat e tij të armëve bërthamore.

Vendimi do të thotë që Britania devijon nga çarmatimi, që filloi pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, njofton Hbl.

Rishikimi nga Ministria i Mbrojtjes, e Sigurisë dhe Politikës së Jashtme ka arritur në përfundimin se kërcënimet e rritura nuk justifikojnë më zvogëlimin e numrit të kokat bërthamore.

"Britania do të synojë për një rezervë armësh bërthamore që nuk i kalon 260 kokat e luftës", thuhet në një njoftim për mediet nga qeveria britanike.

Sipas institutit kërkimor “Sipri”, Mbretëria e Bashkuar ka rreth 120 koka bërthamore operacionale, dhe gjithsej 215 koka bërthamore në janar 2020.

Kjo është një rritje prej 15 kokash bërthamore, krahasuar me 2019.