Finlandë, 517 raste të reja me koronavirus
Instituti për Shëndetësi dhe Mirëqenie regjistroi të martën 517 raste të reja me koronavirus.
Rajoni i kryeqytetit ka dyfishin e incidencës, sesa mesatarja e vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve të covid-19 që nga fillimi i epidemisë është 67,851.
Incidenca në nivel vendi vazhdon të rritet, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Numri i rasteve me koronavirus tani është 165 për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit.
Në Qendrat rajonale Kujdesit Shëndetësor në Helsinkit dhe Uusimaa, incidenca është 340.8.
Sipas shifrave të së hënës, 274 pacientë me korona janë duke u kujdesur aktualisht në spital dhe 50 prej tyre po marrin kujdes intensiv.
Njoftohet se 800 finlandezë deri më tani kanë vdekur nga covid-19.
Rreth 10.7 për qind e popullsisë së vendit deri më tani kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës kundër koronavirusit, thekson instituti./RTKLive























