​Draghi: Vazhdimi i vaksinimit me AstraZeneca, pas miratimit nga EMA
BKT
   Bota

​Draghi: Vazhdimi i vaksinimit me AstraZeneca, pas miratimit nga EMA

Kryeministri italian Mario Draghi tha sot se komentet e fundit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) për vaksinën AstraZeneca ishin inkurajuese dhe konfirmoi se ai ra dakord me presidentin francez Emmanuel Macron për të vazhduar vaksinimin me këtë vaksinë nëse EMA jep "dritën e gjelbër" të enjten.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se do të publikojë një konkluzë dhe rekomandime të mundshme të enjten kur bëhet fjalë për përdorimin dhe efektet anësore të mundshme të vaksinës AstraZeneca kundërCOVID-19.

"Ndërsa hetimi vazhdon, ne ende besojmë fuqishëm se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e infeksionit COVID-19 dhe shtrimin në spital janë më të mëdha sesa rreziqet e efekteve anësore," tha sot drejtoresha ekzekutive e EMA-s, Emere Cook.