Sarkozy prapë në gjykatë, ja për çfarë akuzohet
BKT
   Bota

Sarkozy prapë në gjykatë, ja për çfarë akuzohet

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkoz, të mërkurën do të paraqitet prapë në gjykatë. Ai akuzohet për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore të vitit 2012.

Paraqitja e tij e re në gjykatë vjen më pak se tri javë pasi u dënua për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit.

Prokurorët dyshojnë se partia e Sarkozit, atëherë e njohur si UMP, e ka shpenzuar gati dyfishin e 22.5 milionë eurove të lejuara sipas ligjit zgjedhor në shpenzime për fushatë dhe më pas shfrytëzoi një agjenci për marrëdhënie me publikun për ta fshehur shumën.

Lexo Edhe:

Lumir Abdixhiku takohet me deputetët e LDK-së sot në ora 14:00

Në aktakuzë, prokurorët pranojnë se nga hetimet kanë dështuar të dëshmojnë se Sarkozy ka përfituar nga skema ose që ka qenë i përfshirë në të, por pretendojnë se ai ka përfituar prej saj dhe ka qenë i vetëdijshëm për ekzistimin e saj.

“Kandidati për zgjedhje dhe rrethi i tij i brendshëm vendosën që ta përqendrojnë fushatën në tubime spektakolare dhe të shtrenjta dhe t’ia besojnë organizimin agjencive specialiste”, thuhet në aktakuzë.

Sarkozy vazhdimisht i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se nuk ka qenë i vetëdijshëm për procesin e faturave të rreme. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me 1 vit burgim dhe deri në 3.750 euro gjobë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.