Shpërthimi i fishekzjarreve në një shtëpi në Kaliforni, dy të vdekur
BKT
   Bota

Shpërthimi i fishekzjarreve në një shtëpi në Kaliforni, dy të vdekur

Një sasi fishekzjarresh në një shtëpi shkaktoi një shpërthim dhe zjarr të madh duke lënë të vdekur dy persona.

Ngjarja u regjistrua të martë në Ontario, Californi, rreth orës 12:30 pasdite me kohën lokale. 

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shtëpinë e shkrumbuar nga shpërthimi.

Shefi i zjarrfikëses tha se dy trupa të pajetë u gjetën ndërsa po luftonin me flakët. 

Skuadra e bombave në Ontario po krehte zonën përpara se zjarrfikësit të hynin, tha ai. Fishekzjarret janë të paligjshme në Ontario, thanë zyrtarët.

Shefi i Policisë, Mike Lorenz, tha se kishte ankesa të mëparshme në lidhje me pronën.

Gayk tha se do të duhen disa ditë hetime për të  zbardhur ngjarjen.

Banorët e zonës shpërndanë video në mediat sociale të njerëzve që largoheshin ndërsa fishekzjarret shpërthenin dhe shtëllunga tymi ngjiteshin lart.

Një banor tha se shtëpia e tij u trondit nga tre shpërthime njëra pas tjetrës dhe fillimisht mendoi se ishte tërmet.

Një një tjetër tha se shpërthimi i theu xhamat