Nigeri, mbi 23 milionë persona janë të papunë
Sipas të dhënave të publikuar nga Zyra Statistikore e Nigerisë (NBS), për vitin 2020, vendi me popullsi rreth 200 milionë banorë ka 23,2 milionë të papunë.
Mbi 23 milionë persona janë të papunë në shtetin e Afrikës Perëndimore, Nigeri, njoftoi Zyra Statistikore e Nigerisë (NBS).
Sipas të dhënave të publikuar nga NBS për vitin 2020, vendi me popullsi rreth 200 milionë banorë ka 23,2 milionë të papunë.
Përqindja e papunësisë në tremujorin e parë të vitit të kaluar ishte regjistruar 13,22 për qind, por në fund të vitit me ndikimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) u rrit në 20,6 për qind.
Të dhënat e NBS tregojnë se në vend 46,49 milionë njerëz kanë punë të rregullt, 30,57 milionë kanë punë me kohë të plotë dhe 15,92 milionë me kohë të pjesshme.
Në Nigeri, miliona njerëz mbetën të papunë në vitin 2020 për shkak të masave kundër COVID-19 dhe protestave kundër dhunës së policisë.
Kriza ekonomike, korrupsioni dhe problemi i sigurisë ndikojnë negativisht në punësim. Për shkak të kushteve të jetesës në vend, shumë nigerianë, përfshirë të diplomuarit nga universitete, po përpiqen të migrojnë ilegalisht në Evropë.























