10:38 / 17.03.2021
Parlamenti Francez: Po për klauzolën e klimës në Kushtetutë
Asambleja Kombëtare Franceze ka votuar në favor të një ndryshimi kushtetues, në të cilin mbrojtja e mjedisit dhe lufta kundër ndryshimit të klimës të garantohen nga Kushtetuta.
Propozimi u miratua me 391-47 vota, njofton Hbl.
Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se francezët do të organizojnë një referendum mbi ndryshimin kushtetues, i cili, megjithatë, së pari duhet të kalojë nga dhoma e sipërme e Parlamentit, Senati.























