Rrëzohet një avion ushtarak në Indi, humb jetën piloti
BKT
   Bota

Rrëzohet një avion ushtarak në Indi, humb jetën piloti

"Një avion MiG-21 Bison i Forcave Ajrore Indiane u përfshi në një aksident fatal këtë mëngjes, derisa u ngrit për një mision trajnimi luftarak", bënë të ditur Forcat Ajrore Indiane.

Një pilot ka humbur jetën kur një avion ushtarak i Indisë në mëngjes u rrëzua në pjesën qendrore të vendit.

"Një avion MiG-21 Bison i Forcave Ajrore Indiane (IAF) u përfshi në një aksident fatal këtë mëngjes, derisa u ngrit për një mision trajnimi luftarak në një bazë ajrore në Indinë qendrore", bënë të ditur Forcat Ajrore Indiane.

Ai identifikoi pilotin e ndjerë si Kapitenin e Grupit A Gupta dhe deklaroi se një gjykatë hetimore ka urdhëruar të zbulohet shkaku i incidentit.

"IAF shpreh ngushëllime të thella dhe qëndron fort me anëtarët e familjes", thuhet në njoftim.

Në vitet e fundit ka pasur incidente të shumta që kanë të bëjnë me avionët MiG-21. Në janar, një avion MiG-21 u rrëzua në shtetin Rajasthan, ku piloti arriti të shpëtojë.

Në nëntor të vitit të kaluar, një pilot i marinës MiG-21 u zhduk pasi avioni i tij u rrëzua në Detin Arabik. Trupi i tij u gjet disa ditë më vonë.