Gjatë një sulmi vriten 11 ushtarë në Mali
Forcat e armatosura të Malit (FAM) njoftuan se baza ushtarake, e cila gjendet në vendin Tessit, 60 kilometra distanca nga krahina Ansango, më 15 mars ishte cak i sulmit terrorist.
Së paku 11 ushtarë kanë humbur jetën gjatë sulmit ndaj një baze ushtarake në veri të Malit, raporton Anadolu Agency.
Forcat e armatosura të Malit (FAM) njoftuan se baza ushtarake, e cila gjendet në vendin Tessit, 60 kilometra nga krahina Ansango, më 15 mars ishte cak i sulmit terrorist.
Në njoftim theksohet se në sulm humbën jetën së paku 11 ushtarë, ndërsa 14 të tjerë u plagosën, 11 llogariten si të zhdukur. Më tej theksohet se në mesin e të plagosurve gjenden tetë ushtarë që janë në gjendje të rëndë.
Një sulm i ngjashëm ka ndodhur në fillim të muajit shkurt në vendin Mopti, ku humbën jetën dhjetë ushtarë dhe vijoi sulm edhe në bazën ushtarake në Douentzi, ku humbën jetën 20 ushtarë të forcave paqeruajtëse.























