15:34 / 17.03.2021
Norvegjia është futur në valën e tretë të infeksionit me koronavirus
Vala e tretë e infeksionit me viruse ka arritur në Norvegji.
Të martën u regjistruan 1,150 raste të reja të infeksionit me koronavirus.
Kryeqyteti Oslo gjithashtu është goditur në masë të madhe të infeksionit me koronavirus, me 495 raste të regjistruara në të njëjtën ditë.
“Tani vendosim rekorde që askush nuk dëshiron t'i vendosë. Ne jemi në një valë të tretë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë norvegjeze,Bent Høie, në konferencën për mediet skandinave
Shkalla e rrezikshmërisë është rritur në 1.4 në nivel vendi, që nga 22 Shkurti.
Ministri i Shëndetësisë, Bent Høie, paralajmëron se masa mund të futen në një njoftim të afërt, nëse shfaqen infektime rekorde në nivel vendi.























