Suedi, 56 vdekje të reja në 24 orët e fundit
BKT
   Bota

Suedi, 56 vdekje të reja në 24 orët e fundit

Në Suedi, sipas shifrave të Agjencisë së Shëndetit Publik, raportohet se 56 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Deri më tani 13,228 njerëz tani kanë vdekur nga ose me covid-19 në Suedi, njoftojnë mediet vendore.

Për më tepër, 6.781 raste të reja të sëmundjes janë konfirmuar dhe 40 raste të reja në njësinë e kujdesit intensiv.

Pak më shumë se 90 për qind e të gjithë atyre që vdiqën në Suedi ishin më të moshuar se 70 vjeç. Sipas një statistike, bëhet e ditur se rreth 1.000 burra më shumë se gratë kanë vdekur me covid-19.