16:17 / 17.03.2021
Sanksionet e BE-së kundër udhëheqësve kinezë
Shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord të vendosin sanksione ndaj katër zyrtarëve të lartë kinezë dhe një personi juridik.
Arsyeja është persekutimi i regjimit kinez ndaj pakicës ujgure të vendit, sipas diplomatëve evropianë, njofton Hbl.
Masat kundër Kinës, të cilat do të riafirmohen në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, të hënën, janë pjesë e një pakete sanksionesh që përfshin, gjithashtu, njerëz në Rusi, Korenë e Veriut, Eritrea, Sudanin e Jugut dhe Libi.























