Dhuna ushtarake në Mianmar dënohet edhe nga Shoqata e Murgjve
Shoqata më me ndikim e murgjve budistë në Mianmar i bën thirrje juntës ushtarake të vendit për t`i dhënë fund dhunës kundër protestuesve.
Në deklaratën e tij më të fuqishme deri më tani pas grushtit të shtetit ushtarak më 1 shkurt, Mahana, i cili normalisht ka lidhje të ngushta me qeverinë, gjithashtu, njofton se anëtarët e saj planifikojnë të ngrijnë aktivitetet e tyre, raportojnë mediat e Mianmarit.
Murgjit e vendit kanë një traditë të gjatë aktivizmi dhe ishin në ballë gjatë protestave në 2007 kundër qeverisë së atëhershme të juntës.
Sipas Shoqatëa për të Drejtat e Njeriut me seli në Tailandë- AAPP, më shumë se 180 njerëz janë vrarë, ndërsa forcat e sigurisë iu përgjigjën protestave të vazhdueshme kundër grushtit të shtetit me mjete gjithnjë e më brutale.
Veprimet e juntës janë dënuar nga një numër vendesh.
Papa Françesku apelon për t'i dhënë fund gjakderdhjes dhe shpreh solidaritetin e tij me protestuesit në terma simbolikë. "Edhe unë jam gjunjëzuar në rrugët e Mianmarit duke thënë “ndalo dhunën", tha Papa në paraqitjen e tij javore në Vatikan.























