Nga kushtet klimatike 10 milionë njerëz detyrohen të migrojnë
Rreth 10.3 milionë njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, për shkak të ngjarjeve të lidhura me ndryshimin e klimës në gjashtë muajt e fundit.
Kjo thuhet në një raport nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC).
Gjatë së njëjtës periudhë, sipas organizatës, rreth 2.3 milionë njerëz u detyruan të largohen nga konfliktet, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Sipas IFRC, rreth 60 për qind e atyre që janë detyruar të largohen nga ngjarjet e lidhura me klimën, të tilla si përmbytjet dhe thatësira në vendet e tyre, jetojnë në Azi.
Megjithëse statistikat mbulojnë vetëm shtatorin 2020 deri në shkurt 2021, ato nxjerrin në pah një prirje globale në rritje në lëvizjet e lidhura me klimën, deklaron Helen Brunt të IFRC, e cila punon me çështjet e migracionit në Azi dhe Paqësor.
Ajo vë në dukje se situata për shumë viktima po bëhet edhe më e ashpër pasi "ndryshimi i klimës përkeqëson faktorët ekzistues të tillë si: varfëria, konflikti dhe paqëndrueshmëria politike".
“Kjo e bën më të vështirë rikuperimin, veçanërisht pasi disa fatkeqësi ndjekin njëra-tjetrën”, deklaron ajo./RTKLive























