Zgjedhjet në Holandë, Mark Rutte drejt mandatit të katërt
BKT
   Bota

Zgjedhjet në Holandë, Mark Rutte drejt mandatit të katërt

Kryeministri Mark Rutte po ecën i sigurt drejt një mandati të katërt qeverisës duke u bërë lideri më jetëgjatë në Holandë.

Sikundër ishte parashikuar, në zgjedhjet e zhvilluara gjatë këtyre tre ditëve Partia e Qendrës së Djathtë ka arritur të sigurojë 36 vende në parlamentin me 150 anëtarë.

Partia e Qendrës së Majtë- Bashkimi Pro Evropian siguron 27 vende dhe në vend të tretë renditet partia Anti-islam e Gert Wilders me 17, duke pësuar humbje.

Rutte do të duhet të formojë një koalicion me të paktën dy parti të tjera për të marrë një shumicë prej 76 vendeve në parlament.

Pavarësisht nga pandemia, pjesëmarrja në votime ishte 83%, sa katër vjet më parë, njofton euronews.albania.

Këto zgjedhje u panë si një referendum për qeverinë holandeze për mënyrën sesi ka menaxhuar pandeminë.