SHBA: Mund të ketë presion mbi Korenë e Veriut
BKT
   Bota

SHBA: Mund të ketë presion mbi Korenë e Veriut

Si presioni ashtu edhe alternativat diplomatike mund të jenë të rëndësishme për t`u marrë me Korenë e Veriut, thotë Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken.

Deklarata vjen disa orë pasi një zyrtar i Koresë së Veriut ka vlerësuar përpjekjen e qeverisë Biden për të kontaktuar Pyongyang si “një hile të lirë”.

Blinken, gjatë një konference shtypi me përfaqësuesit e Koresë së Jugut, në Seul, tha se qeveria e SHBA-së do të përfundonte rishikimin e saj të politikës së Koresë së Veriut në javët e ardhshme. Antony Blinken udhëton me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin, rreth Azisë këtë javë, për bisedime mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë me Japoninë dhe Korenë e Jugut, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Së bashku me homologët e tyre të Koresë së Jugut, ata kanë lëshuar një deklaratë duke thënë se premtojnë bashkëpunim mbi ndryshimin e klimës, pandeminë, stregtinë, si dhe marrëdhëniet me Korenë e Veriut.

"Ministrat theksuan se çështjet në lidhje me raketat bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut janë një përparësi për Aleancën dhe riafirmuan një angazhim të përbashkët për të adresuar dhe zgjidhur këto çështje," thuhet në deklaratë./RTKLive