10:27 / 18.03.2021
Hancock: AstraZeneca po shpëton mijëra jetë
Vaksinat kundër COVID-19 të përdorura në Britaninë e Madhe po shpëtojnë mijëra jetë, theksoi ministri i Shëndetësisë Matt Hancock duke nxitur të gjithë t’i përgjigjen thirrjes për vaksinim.
Hancock citoi një studim të ri të kryer në Angli te miliona persona që tregon një ulje mesatare prej 80% të rrezikut të shtrimit në spital tek ata që kanë marrë vetëm një dozë AstraZeneca ose Pfizer dhe me 85% rrezikun për vdekje.
Për më tepër, duket se 90% e personave mbi 70-ve kanë zhvilluar antitrupa dhe një rënie të verifikuar të paktën 35% të rrezikut të infektimit për ata që jetojnë me njerëz të vaksinuar, konfirmimi i efikasitetit gjithashtu kundër transmetueshmërisë./atsh























