Maroku do të vazhdojë përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca
BKT
   Bota

Maroku do të vazhdojë përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca

Shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën, pezulluan përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të efekteve të saj të mundshme anësore.

Maroku do të vazhdojë të përdorë vaksinën Oxford-AstraZeneca e prodhuar në Britani si pjesë e luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Në deklaratën e bërë nga Komisioni Kombëtar Këshillues i Barnave, u theksua se janë vlerësuar efektet anësore të vaksinës në lidhje me rrezikun e mpiksjes së gjakut tek përdoruesit.

Gjithashtu thuhet se anëtarët e komisionit theksuan se përfitimet e vaksinës janë shumë më tepër sesa rreziku që mbart ajo.

Shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën, pezulluan përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të efekteve të saj të mundshme anësore, poashtu edhe Kazakistani pezulloi negociatat për furnizimin e vaksinës AstraZeneca.