Në shkurt shënoi rënie furnizimi global me naftë
BKT
   Bota

Në shkurt shënoi rënie furnizimi global me naftë

Në shkurt shënoi rënie furnizimi global me naftë

Sipas raportit, muajin e kaluar furnizimi global me naftë ishte në nivelin prej 91 milionë e 570 mijë fuçi në ditë me një rënie prej afërsisht 2 milionë fuçi në ditë në krahasim me muajin para saj.

Rënia e furnizimit me naftë u shkaktua nga moti i ftohtë në SHBA dhe ndërprerja e prodhimit vullnetar shtesë e 1 milion fuçi nafte në ditë nga Arabia Saudite.

Prodhimi i naftës bruto të OPEC-ut shënoi rënie me 760 mijë fuçi në ditë në shkurt dhe në krahasim me muajin paraardhës u ul në 24 milionë e 750 mijë fuçi në ditë.

Gjatë kësaj periudhe, prodhimi tjetër i pazakontë i OPEC-ut përveç naftës bruto u regjistrua si 5 milionë e 190 mijë fuçi në ditë. Sipas kësaj muajin e kaluar prodhimi i përgjithshëm i naftës i OPEC-ut ishte afërsisht 29 milionë e 940 mijë fuçi në ditë.

Prodhimi i naftës i vendeve jo-OPEC u ul me 1 milion e 260 mijë fuçi në ditë në periudhën në fjalë dhe arriti në 61 milionë e 620 mijë fuçi në ditë.