13:25 / 18.03.2021
OKB: Irani duhet të lirojë suedezin Ahmadreza Djalali
Teherani duhet të lirojë menjëherë Ahmadreza Djalali, studiuesin e KI (Karolinska Institutet), i cili u dënua me vdekje gjatë një udhëtimi në Iran.
Kjo është ajo që thonë tetë ekspertë të pavarur nga OKB, të cilët, tashmë pesë vjet më parë, paralajmëruan për gjendjen shëndetësore të Djalalit.
"Situata e Djalalit është me të vërtetë e tmerrshme", thanë ekspertët e OKB-së, të cilët e quajtën torturë trajtimin e institucioneve të Iranit ndaj tij.
Akuzat se Ahmazreza Djalali dyshohet se ka spiunuar Iranin për Mossadin izraelit janë "plotësisht të pabazuara dhe ai duhet të lejohet të kthehet te familja e tij në Suedi sa më shpejt të jetë e mundur", thonë ekspertët e të drejtave të njeriut, njofton AFP.























