Suedi: Rusia, Kina, Irani, kërcënojnë sigurinë
BKT
   Bota

Suedi: Rusia, Kina, Irani, kërcënojnë sigurinë

Kërcënimi nga fuqitë e huaja dhe ekstremizmi i dhunshëm vazhdon të rritet, sipas organeve të sigurisë suedeze.

Sulmuesit kanë rritur aftësitë e tyre, e cila gjithashtu mundësohet nga dixhitalizimi dhe polarizimi në shoqëri.

Pandemia dhe mangësitë e vazhdueshme në punën e sigurisë kontribuojnë në forcimin e dobësive, thuhet  në vjetarin e organit të sigurisë suedeze, Säkerhetspolis -Säpo (Policia e sigurisë), për 2020.

Suedia përshkruhet si një shënjestër tërheqëse për fuqitë e huaja dhe Säpo vlerëson se kërcënimi i inteligjencës vazhdon të rritet.

Rusia, Kina dhe Irani paraqesin kërcënimet më të mëdha të sigurisë, njoftojnë mediet suedeze.

Pandemia e vazhdueshme ka krijuar gjithashtu dobësi të reja, që janë duke u shfrytëzuar.

Nga një fuqi e huaj, bëhet fjalë për keqinformim, ndërsa ekstremistët pro-dhunës përdorin pandeminë në propagandën e tyre, njofton Säpo.

Në lidhje me mjedisin, ekstremist të krahut të djathtë, Säpo shprehet se kufiri midis ekstremizmit të dhunshëm dhe jo të dhunshëm është bërë gjithnjë e më i paqartë.

Theksohet se interesi për çështjet mjedisore dhe të drejtat e kafshëve është rritur.

"Ekziston gjithashtu glorifikim në mediat sociale në lidhje me vrasjet. Tani më shumë njerëz duhet të veprojnë kundër kërcënimit të sigurisë”, thuhet në njoftimin e organeve të Säpo-s.