Dy shtetas kanadezë para gjykatës kineze
Dy shtetas kanadezë do të paraqiten në gjykatë e Kinës - dy vjet pas arrestimit.
Burrat akuzohen për spiunazh, gjë që Kanadaja konsideron si akuza të rreme.
"Ne besojmë se këto heqje të lirisë janë arbitrare dhe ne mbetemi thellësisht të shqetësuar për mungesën e transparencës në procesin ligjor," reagoi ministri i Jashtëm kanadez, Marc Garneau, përmes një deklarate, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive
Biznesmeni Michael Spavor dhe ish-diplomati Michael Kovrig u arrestuan në dhjetor të vitit 2018.
Kjo ndodhi si një hakmarrje që lidhet me një krizë diplomatike që shpërtheu midis Kinës dhe Kanadasë, pasi Meng Wanzhou, vajza e themeluesit të kompanisë kineze të teknologjisë Huawei, u arrestua në Kanada, për shkak të një urdhërarresti amerikan./RTKLive























