Kryeministri i Armenisë njofton zgjedhjet e reja
BKT
   Bota

Kryeministri i Armenisë njofton zgjedhjet e reja

Kryeministri i Armenisë, Nikoll Pasjinian, po bën thirrje për zgjedhje të reja në mënyrë që t`i japë vendit mundësinë për të dalë nga kriza politike, që ka mbizotëruar që nga lufta kundër Azerbajxhanit, vitin e kaluar.

"Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në 20 qershor të këtij viti," njoftoi Pasjinian përmes Facebook-ut.

Ai i shton se vendimi u mor pas bisedimeve me opozitën dhe presidentin, njofton Aftonbladet.

Pasjinian ka qenë në një situatë të rëndë, që nga nënshkrimi i një marrëveshje paqeje me zonën e shkëputur të Nago-Karabakut, me Azerbajxhanin, ngjarje që disa armenë e shohin si tradhti.