18:17 / 18.03.2021
Bilanci ditor në Zvicër, 1750 infektime të reja
Në 24 orët e fundit, 1,750 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Numri i testeve të kryera është 36,716, ndërkohë shkalla e pozitivitetit është 4.8 për qind, transmeton albinfo.ch.
BAG gjithashtu raporton 23 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 71 persona të tjerë u shtruan në spital.























