Biden: KS-OKB duhet të ndërmarrë hapa në krizat globale
Presidenti amerikan Biden tha se KS-OKB duhet të ndërmarrë hapa në krizat globale si Mianmari, Etiopia, Libia, Siria dhe Jemeni.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në një takim nëpërmjet internetit me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se KS-.
Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, thuhet se Biden zhvilloi një takim nëpërmjet internetit me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të KS-OKB-së.
Në takim Biden vuri theksin mbi udhëheqjen globale të SHBA-së, angazhimin e saj për vlerat dhe forcimin e sërishëm të marrëdhënieve me organizatat ndërkombëtare të tilla si OKB-ja.
Presidenti Biden theksoi rëndësinë e punës me partnerët globalë dhe institucionet shumëpalëshe për t‘i dhënë fund pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), zhvillimit të sigurisë së shëndetit global dhe hyrjen e vendeve në procesin e përmirësimit ekonomik të barabartë dhe të vazhdueshëm. Theksohet se Biden ka shprehur dëshirën e përfshirjes zyrtare të SHBA-së në Grupin e Miqve të Klimës dhe Sigurisë të OKB-së.
"Pasi shprehu falënderimet për udhëheqjen e përfaqësueses së përhershme të SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield gjatë periudhës së presidencës së SHBA-së, Biden tha se KS-OKB duhet të ndërmarrë hapa në krizat globale si Mianmari, Etiopia, Libia, Siria dhe Jemeni", thuhet në deklaratë.
Në takim Biden u shoqërua nga përfaqësuesi special për klimën, John Kerry dhe zv.këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jon Finer, të cilët e kanë informuar grupin për çështjet e ndryshimeve klimatike dhe sigurisë rajonale.























