Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme mbi COVID-19 në Tokio dhe 3 provinca
Kryeministri japonez, Yoshihide Suga e mori vendimin pasi dëgjoi pikëpamjet e ekspertëve. Ai theksoi se kufizimet e aplikuara deri më tani kanë dhënë "rezultate të mira".
Qeveria e Japonisë të dielën në mbrëmje do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme mbi COVID-19 në Tokio dhe provincat e saj fqinje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri japonez, Yoshihide Suga e mori vendimin pasi dëgjoi pikëpamjet e ekspertëve. Ai theksoi se kufizimet e aplikuara deri më tani kanë dhënë "rezultate të mira".
Gjendja e jashtëzakonshme që nga janari në kryeqytetin Tokio si dhe në Kanagawa, Saitama dhe Chiba do të përfundojë të dielën në mbrëmje.
Është gjendja e dyta e vendosur nga autoritetet japoneze për të ndaluar përhapjen e virusit. Gjendja e parë e jashtëzakonshme e Japonisë u shpall më 7 prill të vitit të kaluar.
Që nga fillimi i shpërthimit, vendi ka raportuar 452.147 raste me COVID-19, përfshirë 8.750 vdekje dhe 429.742 rikuperime, tregojnë shifrat e përpiluara nga Universiteti "Johns Hopkins".























