Efektet anësore të vaksinave kundër COVID-19
Efektet anësore janë raportuar në tri vaksinat e aprovuara për përdorim emergjent në SHBA, por shumica janë të lehta dhe me jetë të shkurtër.
Ndërsa më shumë njerëz po e marrin një vaksinë të coronavirusit, shumë po pyesin se çfarë efektesh anësore duhet të presin, dhe nëse ka ndryshime midis efekteve anësore të vaksinave, raporton theguardian.
Përgjigja e shkurtër për të dy pyetjet është po – detajet janë më poshtë – megjithëse çdo shqetësim zbehet në krahasim me kontraktimin e coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Ne përdorëm të dhënat e provave klinike të mbledhura nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të eksploruar llojet e efekteve anësore që lidhen më së shpeshti me tre vaksinat aktualisht të autorizuara për përdorim emergjent në SHBA.
Ato vaksina u krijuan nga Pfizer dhe BioNTech, Moderna dhe Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (Niaid) dhe së fundmi nga Johnson&Johnson.
Cilat janë efektet anësore të zakonshme?
Për të gjitha vaksinat, efektet anësore më të zakonshme përfshijnë:
Dhimbje aty ku injektohet vaksina;
Lodhje;
Dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve.
Efektet anësore më pak të zakonshme mund të përfshijnë gjithashtu të përziera, të dridhura dhe ethe.
Shumica dërrmuese e simptomave shkaktojnë shqetësime, por jo përçarje totale të zakoneve tuaja të përditshme.
A janë të sigurta vaksinat kundër COVID-19?
Po. Siguria e tyre është testuar në prova të mëdha të dhjetëra mijëra njerëzve, atëherë FDA dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vazhdojnë të monitorojnë të dhënat e sigurisë së vaksinave, përfshirë efektet anësore, pasi autorizohen vaksinat. Këto nganjëherë referohen si prova të fazës IV. Ky monitorim shkon dorë për dore me raportimin përmes disa regjistrave të sigurisë së vaksinave.
Këto studime të vazhdueshme mund të ndihmojnë në identifikimin e efekteve anësore më të rralla, dhe identifikimin e njerëzve që mund të kenë ndjeshmëri të veçantë ndaj vaksinës, të tilla si një potencial për një reaksion alergjik.























