Tanzania udhëhiqet nga një grua
BKT
   Bota

Tanzania udhëhiqet nga një grua

Hassan është presidentja e parë femër e Tanzanisë.

Samia Suluhu Hassan mori detyrën e presidentit të Tanzanisë, duke u bërë presidente e parë femër, pasi që paraardhësi i saj vdiq papritur këtë javë.

Presidentja e re e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan, u betua të premten, njoftojnë mediet e huaja.

Presidentja e parë femër e vendit u ngrit në pushtet nga pozita e nënkryetarit, pasi presidenti John Magufuli vdiq të mërkurën, i cili ishte në moshën 61 vjeç.

Sipas Kushtetutës së Tanzanisë, Hassan do të qeverisë vendin për pjesën e mbetur të mandatit, deri më 2025.

Ajo u bë grua e dytë që udhëheqë shtetin në Afrikë, pos Tanzanisë, është edhe Etiopia që udhëhiqet nga një femër, Sahle-Work Zewde.

Hassan ende nuk ka diskutuar me partinë e saj për zgjedhjen e një nënkryetari të ri.

Presidenti, i cili minimizoi koronavirusin, kishte qenë jashtë vëmendjes së publikut për tre javë përpara vdekjes së tij, duke bërë që shkaku i vdekjes së tij të ketë ngritur një gamë të gjerë thashethemesh dhe dyshimesh.

Zyrtarisht, vdekja është raportuar të ketë lidhje me probleme të zemrës.