Sëmundja misterioze në Nigeri, një i vdekur dhe 56 të shtruar në spital
BKT
   Bota

Sëmundja misterioze në Nigeri, një i vdekur dhe 56 të shtruar në spital

Në shtetin Kano në veri të Nigerisë një person ka humbur jetën për shkak të një "sëmundjeje misterioze" ndërsa 56 tjerë u shtruan në spital për trajtim.

Në shtetin Kano në veri të Nigerisë një person ka humbur jetën për shkak të një "sëmundjeje misterioze" ndërsa 56 tjerë u shtruan në spital për trajtim.

Sipas mediave vendase, në 6 fshatrat e rajonit Rogo të provincës për shkak të sëmundjes që ende nuk mund të diagnostifikohet, 1 person ka humbur jetën ndërsa 56 të tjerë janë shtruar në spital.

Autoritetet thonë se vazhdojnë hetimet lidhur me shkaqet e vdekjes së personit në fjalë. Ndërsa disa prej atyre që u sollën në spital kishin të vjella dhe gjak në urinë.

Një zyrtar përgjegjës për pandeminë në Ministrinë e Shëndetësisë në Kano tha se ministria mori një raport në lidhje me pandeminë, por vetëm 4 persona u prekën nga kjo sëmundje dhe ata u shëruan.

Në Nigeri më shumë se 1.000 persona e kanë humbur jetën vitin e kaluar për shkak të "sëmundjes misterioze".