10:53 / 19.03.2021
Presidentit finlandez, Sauli Niinistö është vaksionuar kundër koronavirusit
Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.
Ai e ka njoftuar përmes Twitter-it, duke bërë thirrje për kujdes të vazhdueshëm.
Ai shkruan se ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfitzer-Biontech.
Presidenti më tej shkruan se ai do të vazhdojë të jetë i kujdesshëm, njofton Hs, transmeton RTKLive.
"Edhe tani me respekt për të tjerët, duke përdorur maskën e gojës dhe duke treguar kujdes: kushdo që është vaksinuar ose ka pasur koronavirusin ende mund të përhapë sëmundjen", deklaroi ai.























