12:43 / 19.03.2021
Finlandë, 770 raste të reja me COVID-19
Afro 70,267 rastesh të sëmundjes me covid-19 janë konfirmuar deri më tani në Finlandë, njofton Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie (THL).
Sipas të dhënave më të reja, gjithsej 805 njerëz kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Finlandë. Ndërkohë që incidenca, pra numri i infeksioneve për 100,000 banorë, gjatë 14 ditëve të fundit, është 166,4 në të gjithë vendin, njofton Hbl.
Incidenca në Helsinki dhe Uusimaa është 340.6, në rajonin e Finlandës Jugperëndimore 245.4 dhe në rrethin Vaasa 61.3.
Deri të enjten afro 671.647 njerëz kishin marrë dozën e tyre të parë të vaksinës, e cila korrespondon me rreth 12.1 përqind të popullsisë së vendit, ndërsa 87,133 njerëz morën edhe dozën e dytë.























