Vendimi i EMA për Astra Zeneca, shkakton konfuzion në Norvegji
BKT
   Bota

Vendimi i EMA për Astra Zeneca, shkakton konfuzion në Norvegji

Agjencia Norvegjeze e Barnave është e zhgënjyer nga drita jeshile e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) për vaksinën Astra Zeneca covid-19.

Norvegjia, një nga vendet që raportoi vdekje në lidhje me vaksinimin, kishte shpresuar që EMA do të vendoste një lidhje me çështjen, njofton SvD.

“Përfaqësuesi ynë ndoshta kishte dashur të shkonte më tej, dhe se ky do të merrej si efekt anësor, por, siç thashë, kjo është një punë e vazhdueshme. Fjala e fundit nuk është thënë domosdoshmërisht, dhe gjërat mund të ndodhin në të ardhmen”, thotë drejtori Audun Hågå.

Një grua e punësuar në kujdesin shëndetësor norvegjez, nën moshën 50 vjeçe , vdiq së fundmi nga një mpiksje gjaku në trurin e saj, menjëherë pasi mori vaksinën Astra Zeneca.

Të paktën tre njerëz të tjerë janë pranuar në spitalet, për shkak të mpiksjes së gjakut nga vaksinimi, gjë që bëri që Norvegjia të ndalonte përdorimin e saj.