Mianmar, veprimtarë në ekzil ftojnë ICC të hetojë veprimet e juntës
BKT
   Bota

Mianmar, veprimtarë në ekzil ftojnë ICC të hetojë veprimet e juntës

Një grup politikanësh të Mianmarit, të detyruar të migrojnë nga vendi, ftojnë Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) të hetojë nëse junta ka kryer krime kundër njerëzimit që nga grushti i shtetit ushtarak i 1 shkurtit.

Të paktën 224 persona janë vrarë në trazirat nga grushti i shtetit, sipas organizatës Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.

Ekspertët e OKB-së kanë dënuar veprimet e juntës, e cila arreston në mënyrë arbitrare njerëz, apo edhe ekzekuton protestues.

Sipas tyre, ata që shkelin të drejtat e njeriut, duhet të marrin në konsideratë se për veprimet e tyre do të jenë përgjegjës para drejtësisë.

Një zëdhënës i juntës ushtarake thotë se forcat e sigurisë kanë përdorur forcë vetëm kur ka qenë e nevojshme./RTKLive