Bizele me shpatull pule

Bizele me shpatull pule

Një drekë e shijshme për të gjithë familjen që nuk merr shumë kohë.

Domaten e qëruar vendoseni në blender bashkë me karrotat e qëruara dhe qepën.

Bluajini imët.

Në një tenxhere mesatare vendoseni mishin e shpatullës pa kocka e të prerë në kubikë të vegjël.

Hidhjani pak vaj e ujë dhe kaurdiseni në zjarr mesatar.

Kur të nis të marrë valë, tek kjo masë shtoni masën e bluar në blender. Kriposeni e piperoseni.

Lë të kaurdisen të gjitha bashkë për një kohë.

Pastaj shtoni bizelen e ngrirë, shtoni edhe pak dhe vazhdojeni zierjen derisa gjella të fitojë trashësinë e dëshiruar.