Finlanda ndërpret përkohësisht vaksinën Astra Zeneca
BKT
   Bota

Finlanda ndërpret përkohësisht vaksinën Astra Zeneca

Instituti i Shëndetësisë dhe Mirëqenies (THL), si dhe Njësia Farmakologjisë (Fimea) njoftojnë se do të ndërpresin përdorimin e vaksinës Astra Zeneca deri në fillim të javës së ardhshme.

Rastet e ndodhura për mpiksje të gjakut në disa shtete, si pasojë e veprimit vaksinës Astra Zeneca, u mor vendim për ndërprerjen e përdorimit të saj, njofton Hs, transmeton RTKLive.

Por lidhur me këtë EMA vendosi që të vazhdohet përdorimi i vaksinës Astra Zeneca, duke vlerësuar si raste krejtësisht sporadike.

Ky vendim i marrë dje nga BE, sot nuk gjeti zbatim në Finlandë, duke vendosur që të ndërpritet përdorimi i vaksinës përkohësisht.

Vendimi u mor për shkak se ndodhën dy raste shqetësuese nga shkaku i vaksinës Astra Zeneca.

Lidhur me këtë Instituti për Shëndetësi dhe Mirëqenie (THL), si dhe Njësia e Farmacisë (Fimea), vendosën që të ndërpritet përdorimi i vaksinës deri në javën e ardhshme.

Sipas Liisa Näveri, shefe e Fimea, deklaroi se ka marrë dy raporte të efekteve anësore nga vaksina e koronavirusit të Astra Zeneca, e cila sipas informacioneve paraprake dyshohet për një çrregullim të mpiksjes, në lidhje me trombozën e venave cerebrale.

Ndërkaq sipas mjekut kryesor të THL, Taneli Puumalainen, në dy raste ekziston një lidhje kohore me vaksinimin. Një lidhje e mundshme shkaktare në mpiksjen e gjakut dhe vaksinat do të vlerësohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Koha më e hershme për të vazhduar përdorimin e vaksinës është të hënën, më 29 mars.

Ndërkohë THL ka publikuar një buletin në lidhje me ndalimin e vaksinimeve me vaksinën Astra Zeneca./RTKLive