Shtetet e Bashkuara arritën objektivin e vendosur nga presidenti Joe Biden
Shtetet e Bashkuara po bëjnë tashmë rreth 2.5 milionë vaksinime në ditë.
Në Britani, gjysma e të gjithë të rriturve kanë marrë tashmë të paktën një dozë vaksine për koronavirusin, duke u bërë ekonomia e parë e madhe në botë që arrin një moment të tillë të rëndësishëm.
Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock tha në Twitter se vetëm të premten ishin përdorur një rekord prej mbi 660 mijë dozash.
Dje Kryeministri britanik Boris Johnson mori dozën e tij të parë të vaksinës, duke u imunizuar me AstraZeneca - të cilën disa vende evropiane e kishin pezulluar përkohësisht për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Izraeli është ndër vendet më të suksesshme në vaksinimin e popullsisë, i ndjekur nga Emiratet e Bashkuara, Kili dhe më pas Mbretëria e Bashkuar. Investitorët po vëzhgojnë me kujdes se cilat ekonomi do të mund të rimëkëmben së pari./VOA























