Vaksinimi Anti-Covid: Johnson telefon liderët europianë për vaksinat
BKT
   Bota

Vaksinimi Anti-Covid: Johnson telefon liderët europianë për vaksinat

Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të flasë me homologët e tij europianë këtë javë përderisa vazhdojnë mosmarrëveshjet me furnizimin e vaksinave.

Liderët europianë do të mbajnë takim virtual të enjten për të diskutuar ndalimin e eksportit të vaksinës AstraZeneca në Britani, raporton BBC.  

Presidentja e Komisionit Europian thotë se BE mund të ‘ndalojë’ vaksinat, ani pse prodhohen në BE, t’i dërgojnë në Britani.  

Mirëpo, kryeministri britanik thotë se është thelbësore që BE t’i respektojë përkushtimet e saj.

Megjithatë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ne fillim të vitit i ka thënë Johnsonit se BE nuk ka për qëllim të kufizojë eksportin e vaksinave.

Ndërkohë, rezultatet e shumëpritura nga testimi i SHBA-ve të vaksinës AstraZeneca, e cila përfshiu mbi 32, 000 vullnetarë, tregojnë se vaksina është e sigurtë dhe efektive.

Disa liderë europianë kanë pezulluar vaksinimin shkaku i shqetësimeve të lidhjes së mundshme të saj me mpiksjen e gjakut. Rregullatorët e Britanisë dhe BE-së thonë se nuk kishte evidencë që vaksina e shkaktonte mpiksjen e gjakut.

BE ka hasur në probleme të prodhimit të vaksinave me kompanitë Pfizer-Biontech, Modrena dhe Oxford-AstraZeneca.

Kurse, kompania brianiko-suedeze AstraZeneca thote se shkaku qe kontratat e BE-së janë nënshkruar më vonë me Britaninë dhe kjo ka shkaktuar probleme me furnizimin me vaksina.