Receta për ashure të shijshme

Receta për ashure të shijshme

Përbërësit

1 gotë grurë, 1 gotë sheqer, pak kripë, 2-3 lugë gjellë niseshte, 1 lugë gjellë kanelle, 50 gr rrush i thatë, 100 gr arra dhe bajame të grira, 4-5 karafila, 30 g kokrra shege.

Përgatitja
Në një tenxhere hedhim masën e grurit. Më pas shtojnë 2.5 litra ujë dhe vendosim në zjarr të ngadaltë që të ziej.

E kontrollojmë herë pas here duke e përzjer.

Në momentin kur kokrrat e grurit nisin të plasariten, hedhim pjesën tjetër të përbërësve, kripën, sheqerin, rrushin e thatë, kanellën, karafilat dhe gjysmën e arrave dhe bajameve të grira.

Më pas, në një tas përzjejm niseshten me pak ujë derisa të shkrihet në një masë të vetme. Masën e përftuar e shtojmë në tenxheren në zjarr ku kemi grurin me përbërësit e tjerë. E përzjejm derisa niseshteja të njëtrajtësohet me masën.

Pasi merr një valë, e heqim nga zjarri dhe masën e hedhim në tasa. Në sipërfaqe hedhim pjesën tjetër të arrave dhe bajameve të grira si dhe kanellë dhe shegën. Pasi ftohen, tasat me Ashure i vendosim në frigorifer, në mënyrë që të marrin shijen e duhur.